Premium Store
KOSOVËLAJMESHQIPËRI

Rexhep Qosja thurr lëvdata për dy kryeministrat shqiptarë

Akademiku Rexhep Qosja në një fjalë rasti falënderoi Edi Ramën për nderin që ky i fundit i bëri, duke thënë se e ndjen veten të priveligjuar.

“Rama është njëri prej politikanëve më të mirë të Shqipërisë në këto 30 vitet e fundit, ka sjellë risi dhe fryte në jetën shoqërore”, tha publicisti.

Active 1

Qosja tha për dy kryemintrat shqiptarë se nuk janë vetëm politikan, por edhe intelektual krijues.

Për Kurtin, Qosja tha se është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi të veçantë.

“Duhet ta ndëgjojmë e ta shiqojmë kur paraqitet në televizione, në tubime dhe mbledhje të ndryshme, për të parë e për të u bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme në të cilën janë mbledhë të dhëna sa në një bibliotekë mbi historinë e Evropës e SHBA-së dhe kontinenteve të tjera”, potencoi autori i shumë librave.

Tutje, Qosja tha se të dy kryeministrat janë të çmuar prej popullit, dhe se kjo u dëshmua në zgjedhjet e fundit të të dy vendeve.

Dukato 1