
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndjekur nga afër ndeshjen Trepça 89- Trepça, shkruan Mitropol.
Përmes një postimi në facebook, Hamza, ka premtuar se do t’i mbështesë të gjitha klubet sportive mitrovicase.
Ai ka shtuar se sporti ka pasur rol unifikues në qytetin e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Isha në stadium për ta shikuar lojën e mrekullueshme mes dy ekipeve që janë krenaria e qytetit tonë, “KF Trepça 89” dhe “KF Trepça”. Sporti ka pasur rol unifikues në Mitrovicë dhe unë do të jem mbështetës i të gjitha klubeve sportive. Këtë frymë duhet ta ruajmë dhe të jemi gjithmonë bashkë për Mitrovicën.








