Si e shohin ekspertët ndërkombëtarë transformimin e sektorit të përpunimit të ushqimit në Kosovë

IADK ka kënaqësinë të ndaj me të gjithë palët e interesuara njoftimin se ka angazhuar ekspertë të njohur në fushën e perpunimit të ushqimit për të mbajtur trajnime me tema të ndryshme të lidhura me sigurinë dhe cilësinë e ushqimit dhe zhvillimin e produktit.
Kjo iniciativë ka për qëllim të ngritë vetëdijen e bizneseve që mirren me përpunimin e ushqimit si dhe punonjësve të organizatës në lidhje me teknologjitë e fundit dhe metodat e efektshme për ruajtjen dhe perpunimin e frutave dhe perimeve. E gjithë kjo falë angazhimit të IADK – Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë e cila është përkrahur nga USAID Kosovo Compete Activity në kuadër tëprojektit: “Rritja e zhvillimit të aftësive në sektorin e përpunimit të ushqimit në Kosovë”

Ekspertët në fjalë janë:

Këta ekspertë po vënë theksin mbi përdorimi i standardeve të higjienës, trajtimi i duhur i ushqimit dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit.
Gjithashtu po prezantohen fazat kryesore të zhvillimit të një produkti të përpunuar nga frutat dhe perimet, duke përfshirë zgjedhjen e llojeve të frutave dhe perimeve të përdorura, përzierjen e tyre, procesin e gatimit, testimin e produktit dhe finalizimin e tij. Si të identifikojmë llojet e ushqimit, si të lexojmë etiketat dhe informacionin e rëndësishëm që atopërfshijnë janë disa përgjigje të tjera që po japin këta ekspert.

Një tjetër temë e rëndësishme që trajtohet është teknologjia e ruajtjes së ushqimit për të përmirësuarcilësinë e frutave dhe perimeve të freskëta. Ata po shpjegojnë teknikat moderne të ruajtjes, duke përfshirë kontrollin e temperaturës, atmosferën modifikuese dhe përdorimin e ambalazhimit të specializuar. Këto teknologji do të ndihmojnë në parandalimin e humbjeve të ushqimit dhe në ruajtjen e freskisë së produkteve për një kohë më të gjatë.
Vëmendje e veçantë po i jepet edhe teknikave të ruajtjes së frutave dhe perimeve. Ai do të përfshijë informacione rreth faza të ndryshme të ruajtjes sëtyre, duke përfshirë depozitimin, prerjen, paketimin dhe ruajtjen e duhur.
Raporti në mes të metodave dhe makinave tëpërdorura për të përpunuar fruta dhe perime dheteknologjive të avancuara janë gjithashtu tema tëndjeshme për të cilat kanë ofruar përgjegjje teorikedhe praktike këta ekspert.
Në fund, trajnimi është fokusuar në sigurinë ushqimore dhe cilësinë e produkteve të përpunuaratë frutave dhe perimeve. Ata do të tregojnë për rreziqet potenciale për shëndetin në lidhje me produkte të ndryshme të përpunuara dhe do të paraqesin metodat dhe praktikat më të mira për tëminimizuar këto rreziqe.







