
Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ka qenë në shtëpinë e saj, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:35.
Policia thotë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.








