Aquapark 1
02SPORT

Minchev, Joncevski, Gencoglu e Selmani nuk arritën ta sjellin titullin kampion në Mitrovicë as pas 11 viteve

Autor: Bledion Fazliu

Lyubomir Minchev, Alek Joncevski dhe Engin Gencoglu, ishin tre emrat e trajnerëve të KB Trepçës në dy sezonet e fundit në basketbollin kosovar. Për të mos mjaftuar këta të tre, në trendeshjet e fundit finale të sezonit 2022/23, u desh që postin e trajnerit ta marr edhe ndihmëstrajneri, Ilir Selmani.

Active 1

Të gjithë këta emra patënjë qëllim të vetëm, që të sjellin titullin kampion në Mitrovicë pas 11 viteve mungesë. Dy nga tre trajnerët e lartëcekur prekën finalen e ndër ta edhe Ilir Selmani që mori postin në finale, por të gjithë dështuan, shkruan “Mitropol”.

Trepça pati një super organizim financiarisht para fillimit të sezonit 2021/22. Arriti që të sjell emra të duhur për të garuar në Superligë dhe në turnetë e tjera të zhvilluara nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Minatorët që ngafillimi i sezonit të kaluar morën pjesë në 7 finale me 4 trajner të ndryshëm. 4 nga 7 finalet e zhvilluara, mitrovicasit dolën triumfues. Por asnjëra nga këto triumfe nuk ishte titulli kampion.

I pari që nisi rrugëtimin ishte Lyubomir Minchev, me një CV mjaftë të pasur i cili në të kaluarën kishte udhëhequr Bullgarinë dhe klubin Beroe. Bullgari në sezonin e parë në Superligën e Kosovës në Basketboll pati 19 fitore dhe 9 humbje, ku zuri vendin e dytë në tabelë. Këtë vend Trepça e pati më të lartin në dy sezonet e fundit sa i përket klasifikimit në tabelë.

Minchev me mitrovicasit në sezonin e parë arriti në finale të Superkupës së Kosovës, cilën e humbi nga Ponte Prizreni me rezultat 89-91. Ai poashtu arriti edhe në finale të Kupësë Kosovës i cili mbërriti të triumfonte kundëBashkimit me rezultat 76-62. E për ta përmbyllur sezonin, luajtën edhe në finale të play – off ku humbën nga KB Golden Eagle Ylli me rezultat prej 3-1 në seri. Edhe pse Minchev humbi 2 nga 3 finalet e luajtura në sezonin e parë, për Klubin Basketbollistik Trepça, ishte një vit mjaft i suksesshëm duke marrë parasyshë që vetëm një sezon më herët se sezoni 21/22, luftonin për mbijetesë, shkruan “Mitropol”.

Lyubomir Minchev vazhdoi edhe në sezonin 2022/23, por që rrugëtimi i tij ishte mjaft i shkurtër. Trajneri Bullgar arriti që në fillimin e sezonit ta fitojë Superkupën Mbarëkombëtare të Ligës Unike duke mposhtur KB Tiranën me rezultat 92-52. Në fillim Trepça luajti edhe pëkualifikimet në garat europiane por që humbënga klubi gjerman, Gottingen. Seria prej 4-3 nëligë dhe fitorja në superkupë nuk mjaftuan pëkryesinë e Trepçës dhe Minchev u shkarkua.

Vetëm 4 ditë pas shkarkimit të trajnerit bullgar, Trepça arriti marrëveshje me selektorin e Maqedonisë së Veriut, Alek JoncevskiJoncevski pati serinë më të shkurtër nga tretrajnerët e Trepçës. Maqedonasi zhvilloi vetë14 ndeshje, ku prej tyre arriti finalen e Superkupës së Kosovës, të cilën e humbi kundëSigal Prishtinës me rezultat 73-54. Po ashtu shkarkimi i tij erdhi edhe si shkak i serisë negative në superligë prej 5-6, ku në ndeshjen e fundit si vendas, minatorët pësuan humbjen më të thellë të sezonit  me rezultat 53-88, kundëSigal Prishtinës.

Engin Gencoglu ishte emri i tretë për zgjidhjen e problemeve tek KB Trepça. Turku e nisi furishëm aventurën e tij i cili pati një seri pozitive prej 6-0 në superligë. Ai poashtu arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës, cilën e fitoi me rezultat 74-66 kundër kryeqytetasve. Pas rezultateve pozitive, Gencoglu arriti ta përmbyllë serinë e tij positive prej 8-2 në superligë dhe i siguroi Trepçës vendin e katërt në tabelë. Përpos arritjes në play off, nga çerek-finalja, Trepça kaloi Bashkimin dhe Prishtinëpër të arritur në finale e madhe kundër Pejës. Turku zhvilloi dy ndeshje finale para se të largohej nga Mitrovica, ku njërën e humbi dhe tjetrën e fitoi. Largimi i tij ishte mjaftë i quditshëm dhe duke lënë qindra spekulime prapa. E për të përmbyllur serinë e finaleve u emërua si krye trajner Ilir Selmani, i cili mbylli serinë e finaleve me humbje prej 2-3, dhe Peja u shpall kampion e Trepça dështoi në pritshmëritë e saja.

Si rrjedhojë e një kaosi në dy sezonet e fundit, ndërrimit të rosterit dhe kryesores së kryetrajnerëve, më i suksesshmi nga këta emra doli të jetë trajneri nga Bullgaria, Lyubomir Minchev. Minchev pati serinë mirën dhe në sezonin e parë kur pati kohën e duhur arriti  gjitha finalet e mundshme.

Kryesia e Trepçës ka bërë një veprim ngutshëm duke larguar atë nga posti i trajnerit pas vetëm tre humbjeve superligë. Nga ana tjetër sukses mund kishte edhe turku, Engin Gencoglu, po të mos ndodhte largimi i tij i papritur, duke marrë parasyshë ecurinë shumë pozitive në superligë dhe suksesin Kupën e Kosovës.

E nga tre trajnerët pak i suksesshmi doli jetë Joncevski i cili humbi një finale dhe ishte i vetmi pati seri negative Superligë. Nga ana tjetër sa i përket Ilir Selmanit, ai pati një kohë shumë shkurtër dhe nuk mund të analizohet paraqitja e tij atë kohë dhe në ndeshjet mori drejtimin e skuadrës./Mitropol/

Weelnes