Bedri Hamza e priti kundërkandidatin zyrtar nga VV që ta fillojë fushatën, por ende nuk del në horizont

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kohë që është zyrtarizuar nga partia e vetë, por ende personalisht nuk e ka nisur fushatën e tij të zgjeruar.
Sipas informatave që ka Mitropol, Hamza ka pritur që Agim Bahtiri të zyrtarizohet kandidat i VV-së, e pastaj ta fillojë fushatën duke e ditur saktë kë e ka përballë.
Por, edhe pse tash Bahtiri garon zyrtarisht, Hamza ende nuk ka dhënë shenja për një fushatë serioze. Madje ende nuk është dukur askund, në takime me simpatizantë apo qytetarë tjerë.
Po ashtu, nuk ka hapur ende as llogari në rrjete sociale për t’i përçuar mesazhet tek të rinjtë që i përdorin shumë ato.
Mitropol merr vesh se PDK është angazhuar më shumë te lista me kandidatët për Kuvend Komunal, pasi ka pasur pak vështirësi për ta përmbushur numrin e plotë që nevojitet gjithsej./Mitropol







