Medi
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje U.D. drejtori i Minierës së Stantërgut

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, pas mbledhjes që ka pasur me Bordin Mbikëqyrës të Trepçës.

Në një prononcim për Kallxo.com, Bujar Jashari, ka thënë se ka dhënë dorëheqje pasi i është kërkuar nga Bordi Mbikëqyrës.

Medi

“Më është kërkuar dhe kam dhënë dorëheqje. Arsyeja ishte që unë nuk po e menaxhoj situatën mirë me grevën dhe nuk po arrij t’i identifikoj të gjithë grevistët dhe t’ua dorëzoj emrat, se nuk po ua ofroj informatat në detaje se kush prej kompanive apo personave po iu sjell ushqim falas”- ka thënë ai.

“Për mua ishte e pakuptimtë që të mundohesh t’i identifikosh grevistët sepse janë numër i madh, mandej unë mendova se ky takim i jashtëzakonshëm me bordin është thirrë që të bëjmë një zgjidhje për minatorët sepse gjendja është shumë e rëndë, por e pashë se ata s’kishin ardhur për këtë dhe pas këtij takimi 15 minutash më kërkuan dorëheqjen dhe unë ua dhurova atë” – ka thënë Jashari.

Greva e minatorëve të “Trepçës” ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa gjendja e minatorëve grevistë ka vazhduar të rëndohet. Vetëm gjatë ditës së sotme katërt të grevës, 7 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Weelnes