Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Arrestohet pronari 76 vjeçar i shtëpisë Koroglu, ky është materiali për të cilin fajësohet, familja dëshmon se ai është i pafajshëm

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin 76 vjeçar të shtëpisë së familjes Koroglu, A.K. nën dyshimet se ka kryer veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku shtëpia e pabanuar e tij, pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbeshtetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit në katin perdhesë të shtëpisë kanë hasur tridhjetë e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me  henjën me matrie të rrizkshme-ndezëse.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Weelnes

Për largimin e ketyre bidonëve janë anagzhaur edhe njësi të specializuara per trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sipas asaj që thonë nga Policia, në hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonëve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim per ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”, thuhet tutje në njoftimin policor.

Por, familja tregon se si rrodhi ngjarja dhe se kryefamiljari është plotësisht i pafajshëm.

Siç ka rrëfyer edhe në deklaratën e tij në Polici, A.K. tregon se në momentin që shtëpia e tyre mori flakë, ai nuk ndodhej fare në shtëpi, por bashkë me gruan ndodhej për vizitë tek familjarët e tyre.

Në momentin që i biri e lajmëroi për zjarrin në shtëpi, Koroglu kishte thënë për “Mitropol” se kishte ardhur vrap për ta parë se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tyre.

Me të ardhur në vendin e ngjarjes, ai i ofroi bashkëpunim organeve policore, duke shkuar menjëherë për të dhënë deklaratë për ngjarjen.

Pasi kati i dytë i shtëpisë së tyre u dogj, zjarrëfikësit bashkë me Policinë gjetën ca bidonë në katin e parë të shtëpisë, për të cilët familjarët rrëfejnë për “Mitropol” se ndodheshin aty prej më se 10 vitesh, meqë kati përdhesë i shtëpisë kishte mbetur si depo.

“Ato materiale ne i kemi lënë aty pasi i kemi ble me mendimin se janë materiale si anti-frizi që përdoren për sisteme të ngrohjes qendrore dhe klimatizimit.”, thotë djali i dytë i Koroglut, Ehat Koroglu i cili pohon se shtëpinë e kishte përdorur si depo, pasi vet punon me ngrohje qendrore dhe klimatizim.

“Materialin na nuk e kemi vjedh, po as nuk kemi mendu e as dijtë asnjëherë që ato janë të rrezikshme a që përmbajnë materie ndezëse. Familja ime jeton vet këtu, s’e kishim rreziku na veten tonë me ato materiale.”, thotë ai.

“Prindi sipas njoftimit policor akuzohet ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonëve ku perkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit. Ai as që është kujtu për ato fare, as nuk ka qenë në shtëpi kur ka dalë zjarri.”, thotë Ehat Koroglu për “Mitropol”.

Mes tjerash ai tregoi se ato bidone i kishin blerë në ankand publik të KFOR-it danez prej më shumë se dhjetë vitesh, kur ata po largoheshin nga Kosova, me mendimin se ishte material për klimatizim e ngrohje qendrore të cilën thotë se nuk arritën ta shfrytëzonin kurrë.

“Mitropol” ka siguruar edhe përshkrimin e bidonit dhe materialit që përmban ai.

Kjo është përmbajtja e plotë e materialit në gjuhën norvegjeze:

West Frost – Parandalon Ngrirjen

West-Frost është një agjent thithës uji kundër formimit dhe kondensimit të akullit, sistemet e karburantit dhe ajrit të kompresuar.

West-Frost është po aq efikas në benzinë ​​sa

në naftë. West-Frost parandalon ngrirjen e valvulave në ajrin e kompresuar dhe sistemet e frenave. Agjent i shtuar që kundërshton korrozionin, në valvula dhe tharjen e paketimeve. Mbron nga formimi i ndryshkut në kontejnerët e ajrit dhe timoni i frenave.

Në temperatura nën +5 C. Në sistemin e frenimit konsumi është normal minimumi 0.5 litra në javë.

Për rimorkiot, West-Frost mund të plotësohet me linja ushqyese.  Zbrazni rezervuarin e ajrit të rimorkios me motorin në punë.

Në sistemin e karburantit përqendrimi i rekomanduar është 0,5% (0,2 litra deri në 40 litra karburant. Maksimumi i rekomanduar i përzierjes në një sistem karburanti është 5%. Për funksionimin me naftë, një përzierje e max. 0.5% pasi mund të lindin probleme me filtrin e karburantit në përqendrime më të larta.

Ngjyra e lëngshme është blu. Lëngu nuk ka një erë shqetësuese.

Përmbanë: 2-Propanol: 60:100%. Shumë e ndezshme. Irritues për sytë. Avujt mund të shkaktojnë përgjumje dhe marramendje.

Mbajeni enën të mbyllur fort. Acaruese.

Mbajeni larg burimeve të ndezjes – Ndalohet pirja e duhanit.

Shmangni thithjen e tymrave të gazit/darnp/mjegullës me spërkatje. Nëse prekni substancën e pastaj sytë tuaj, menjëherë shpëlajeni tërësisht.

Pini sasi të mëdha uji dhe kontaktoni një mjek.

Mbajeni larg fëmijëve.

________________________________

Kujtojmë se pronari i shtëpisë u arrestua pas një bisede që pati dje me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, për të cilin pronari tha se e kërcënoi se do jepnin përgjegjësi për djegien e shtëpisë, ende pa pasur një hetim për shkaktarët e zjarrit.

Ndryshe, sot gjatë ditës “Mitropol” publikoi një hulumtim në lidhje me krejt çka ka ndodhur gjatë vitesh me shtëpinë e familjes Koroglu të cilin mund ta lexoni më poshtë:

Rinisin punimet në konservimin e shtëpisë së familjes Koroglu, ministri Çeku kërcënon kryefamiljarin

Weelnes