Aurora Group
LAJME

Biden i shkruan Vuçiqit: Amerika e përkrah Serbinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Serbisë.

Biden i shkroi një letër urimi Vuçiqit, ku u cek edhe dialogu me Kosovën.

Weelnes

Sipas Presidentit Amerikan, Serbia ka bërë mjaft progres në dialogun me Kosovën dhe e inkurajoi të vazhdojë këtë progres.

“E inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Europën”, ka raportuar N1, medium filial i CNN në Beograd.

“SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”, u tha më tutje në mesazhin e tij.

Ai ceku se SHBA-ja mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interesin e SHBA-së dhe Serbisë, dhe në të ardhmen pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shtoi më tutje Biden.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shërbejnë krah për krah në Sinai, duke promovuar paqen dhe sigurinë rajonale. Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ka qenë gjithashtu çelësi për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës”, përfundoi ai.

Active 1