Pellini
LAJME

Petkoviq për tabelat e trafikut: Ciriliku ka mbijetuar me shekuj, do t’i mbijetojë edhe një tiran të vogël

Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, me rastin e largimit së tabelave me emrat e vendeve në veri të Kosovës të shkruar vetëm në gjuhën serbe edhe atë me shkrim cirilik, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “mund të merret me shkrimin cirilik por se ai nuk mund ta thyejë lidhjen e pathyeshme të popullit serb me vendin e tyre, Serbinë”.

Petkoviq ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, se ai që njeh vetëm dhunën nuk do ta dinë kurrë se çfarë është bashkëjetesa paqësore.

Active 1

“Kurti mund të merret me tabelat cirilike të trafikut, por nuk mund ta thyejë lidhjen e pathyeshme të popullit serb me vendin e tyre, Serbinë! Ai që njeh vetëm dhunën, nuk do ta dijë kurrë se çfarë është bashkëjetesa paqësore. Ciriliku serb ka mbijetuar me shekuj, do të mbijetojë edhe një tiran i vogël”, ka shkruar Petkoviq./Paparaci

Active 1