Dukato 2
LAJME

Policia e Kosovës sekuestron mall të kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

 

Policia e Kosovës dhe njesitë doganore kanë kontrolluar një shtëpi në Zubin Potok nën dyshimin për mall të kontrabanduar, shkruan Mitropol.

Premium Store

Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit është sekuestruar mish, alkool e medikamente e produkte tjera.

“Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti  në hetime”, thuhet në raport.

Koha