Përurorhet objekti i ri i Njësisë së KRM Uniteti në Skenderaj

Sot, është bërë përurimi i objektit të ri të Njësisë së KRM Uniteti në Skenderaj, ku morën pjesë Kryetari i Skenderaj, Fadil Nura, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Uniteti, Gazmend Morina, Drejtori i Bordit i KRM Uniteti, Faton Zeka dhe zyrtarë tjerë të Komunës dhe Unitetit.
KRM Uniteti falenderon Komunën e Skenderajt për investimin e bërë në ndërtimin e këtij objekti modern, i cili do ta lehtësoj funksionimin e ndërmarrjes dhe do të krijoj kushte më të mira të punës.
Me rastin e ceremonisë së përurimit të objektit, kryetari Fadil Nura, u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdoj përkrahja e komunës për ndërmarrjen KRM Uniteti, për çka i jemi shumë falenderues.
Njëkohësisht është organizuar edhe ceremonia e përurimit të objektit të ri të ndërmarrjes lokale Eko Natyra, ndërtimin e të cilit po ashtu e ka financuar Komuna e Skenderajt.






