
Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, i ftuar në Frontal në T7, ka folur për garën në Vushtrri, me theks të veçantë debatin e ditëve të fundit.
Idrizi ka komentuar edhe shkrimet mbi posterë të tij, dhe të kandidati të LVV-së, Arsim Rexhepi, për të cilat thotë se kamerat e sigurisë i kanë zënë disa aktivist të z.Tahiri.
“Kemi informata që kamerat e policisë i kanë zënë disa aktivistë të z.Tahiri që i kanë bërë këto veprime” ka deklaruar Idrizi në T7.
Idrizi ndër të tjera ka shtuar se LDK-ja nuk qëndron prapa këtij veprimi, por aktivistë të z.Tahiri. Sipas tij veprime të tilla nuk janë koncept i LDK-së, i cili është gjithmonë koncept paqësor.








