Medi
02LAJME

E rrallë: Një krijesë e pazakontë shfaqet tek Liqeni i Mitrovicës (VIDEO)

Një krijesë që rrallëherë mund të shihet është shfaqur tek Liqeni Artificial në Mitrovicë gjatë natës së mbrëmshme, shkruan Mitropol.

Është fjala për Kastorin i cili jetën e kalon kryesisht në ujë, mirëpo që nganjëherë del edhe jashtë tij.

Tripika

Një lexues i Mitropol ka incizuar Kastorin i cili shihet teksa futet në ujë dhe noton mes përmes liqenit, ndërsa e ka përshkruar atë si një krijesë të pazakontë me madhësi të maces dhe me bisht shumë të trashë.

Kastori është i aftë që të ndërtojë rrugën e tij në nëntokën e liqenit dhe strofullin përmbi tokë nga drunjtë dhe barishtet dhe ta pengojë rrjedhën e ujit.

Njohësit e botës shtazore thonë se ai është i dëmshëm për peshqit që ndodhen në liqe./Mitropol/

VIDEO

Weelnes