
Një numër i madh i popullsisë së Kosovës, tash e 20 vite pas luftës vazhdojnë të jetojnë me ndihma sociale. Kjo si pasojë e varfërisë së madhe që mbizotëron në Kosovë.
E për dikë që kjo nuk është problem fare, duket se as hedhja e miellit që përdoret për gatim të ushqimit nuk paraqet pengesë, shkruan Mitropol.
Në fotografitë që një lexues i Mitropol ka dërguar në redaksi, shihet një thes miell i shqyer në mes të rrugës në lagjen “Ilirida” (ish-Tavnik) në Mitrovicë.
“Çfarë i thojnë kësaj, mu hudh mielli gatues, oh zot o zot, edhe kjo ndodhë në lagjen Tavnik”, ka shkruar qytetari me dëshpërim.
Ndryshe, Mitrovica njihet si qyteti më i varfër në Kosovë, me numrin më të madh të familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale.










