Active 2
LAJME

VIDEO: Momenti i sikletshëm i Thaçit kur pyetet për librin

Në rrjetet sociale është publikuar një pjesë e një interviste në të cilën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zihet “ngusht” kur pyetet për libra.

Në një intervistë që e kishte realizuar Enkel Demi, Thaçi pyetet nëse para gjumit afër e mban librin apo telefonin.

Premium Store

Në përgjigje, Thaçi thotë se e mban librin e jo telefonin.

Por, kur pyetet se cilin libër e kishte mbajtur një natë më herët, ai mendohet pak dhe i kërkon gazetarit nëse mund të ndalte xhirimin sepse nuk i kujtohej ndonjë titull.

Video e mëposhtme është publikuar në profilin e tij në Facebook nga Fadil B. Hoxha.

Pellini