
Ishte 3 marsi i vitit 2008 kur treni i fundit që bartte udhëtarë kaloi në relacionin që përfshinte Mitrovicën si stacion ndalese, shkruan Mitropol.
Që nga kjo datë, treni nuk kaloi më për të mbledhur udhëtarë.
Trenat që kalonin në itinerarin e Mitrovicës ishin ata që operonin në relacionin Fushë Kosovë- Leshak, e që i fundit i këtij lloji kaloi kah Mitrovica në 3 marsin e vitit 2008.
Divizioni Komercial-Hekurudhat e Kosovës kishin njoftuar se nga kjo datë treni nuk do funksiononte për shkaqe operative, mirëpo kishin thënë se me rastin e ndryshimit të vendimit rreth operimit të këtyre trenave udhëtarët do te lajmërohshin me kohë.
Treni nuk u kthye kurrë më. 3 marsi ishte dita e fundit kur treni do merrte udhëtarët e Mitrovicës në vagonat e tij./Mitropol/








