Pensionohet mirëmbajtësi i shkollës “Musa Hoti”, Fehmi Rexhepi, stafi dhe drejtorët e vlerësojnë si shembull të mirë për të gjithë

Fehmi Rexhepi i cili u përkujdes për mirëmbajtjen e shkollës “Musa Hoti” për shumë vite, sot u pensionua.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj shkolle, Iset Beka e falenderoi Rexhepin për punën dhe angazhimin e tij.
Beka tha se ai ishte një shembull i mirë për të gjithë kolegët, shkruan jepize.
Stafi i shkollës i organizoi një festë me rastin e ditëlindjes së tij të 65-të në shenjë falenderimi për kontributin e tij në shkollë.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Skender Avdiu.
Të gjithë i uruan Rexhepit shëndet e jetë të qetë.
Postimi i plotë i u.d drejtorit Iset Beka:
Urime ditëlindja Fehmi! Faleminderit për punën dhe angazhimin tuaj në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit shkollor. Ishe një shembull i mirë për gjithë kolegët. Në emrin tim dhe stafit të shkollës “Musa Hoti” ju uroj shëndet dhe jetë të qetë, pa brenga!.








