Aurora Group
LAJME

Vd’es ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ishte mbështetës i Kosovës

Ka vdekur ish-senatori amerikan, Jim Inhofe, një ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan.

Lajmin e dha të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Premium Store

Përndryshe Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.

Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023.

Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.

Dukato 1