Premium Store
LAJME

Javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave, parashihen edhe reshje të shiut

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell, ku nga mesi i javës temperaturat do të bien deri në 26 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këtë javë nuk do të mungojnë as vranësirat.

Dukato 1

Në disa vende parashihen edhe reshje shiu, bën me dije IHMK-ja

“E hënë-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.

E martë-Mot kryesisht me diell dhe i qetë. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

“E mërkurë-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”.

“E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”.

“E premte-Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të sjellin riga shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”.

Koha