Active 2
LAJME

Mehaj: Një efektiv të FIT-it e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s

Ish- ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se një  efektiv i Njësisë Speciale të Kosovës (FIT) mund të krahasohet me 50 ushtarë të NATO-s.

Ai duke folur për sulmin në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar, tha se një sulm të tillë në çdo vend të NATO-së do të angazhoheshin 500 deri në 1000 ushtarë.

Dukato 1

Mehaj ka thënë se Njësia Speciale atë ditë tregoj se Kosova ka zot shtëpie “duke çmontuar grupin terroristë me mbi 100 persona”.

“Në përvojën time si oficer/ushtarak, e sidomos ne botën e forcave dhe operacioneve speciale, nëse kjo lloj situate do të shfaqej ne secilin shtet te NATO-s, minimumi i personelit që do ishte angazhuar do ishte një batalion plus, i cili ka në veten e tij 500 deri 1000 trupa ushtarake.  Atë dite këta pak djem por me vlera të pa çmim, arritën atë të pamundurën. Kjo betejë i ka treguar çartë armiqve tanë se Kosova ka zot shtëpie dhe din e mund ta mbroj vendin e saj ndaj çdokujt e gjithkujt. Në botën time ushtarake një Efektiv të Fitit e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s”, ka shkruar ai në Facebook, duke uruar Policinë e Kosovës për 25 vjetorin e themelimit.

Më 24 shtator bëhet 1 vit nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit. Aty ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe disa të armatosur serbë.

Active 1