Ani pse pa sallë për Edukatë Fizike, sukseset e nxënësve të shkollës “Abdullah Shabani” nuk mungojnë

Shkolla fillore “Abdullah Shabani”, konsiderohet si njëra nga shkollat prej nga dalin talentët e basketbollit mitrovicas, shkruan Mitropol.
Kjo shkollë pothuajse çdo herë që merrë pjesë në garat komunale të basketbollit korr suksese, duke zënë njërin nga tre vendet e para.
Ani pse pa sallë për zhvillimin e aktiviteteve fizike dhe rekraacionale, nxënësve të kësaj shkolle por edhe profesorëve që punojnë me këta nxënës, nuk iu mungon dëshira dhe vullneti për të korr suksese në garat e basketbollit dhe jo vetëm.
Së fundmi vlenë të ceket se nxënësit e kësaj shkolle zunë vendin e dytë në garat e basketbollit në nivel komune, të realizuara nga pedagogët e lëndës Edukata Fizike. /Mitropol/








