Aksident mes tre veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy persona të lënduar

Foto ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku të përfshira kanë qenë tre vetura.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, dy persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.








