Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Pas raportimit të MITROPOL nderohet me mirënjohje Valon Fetahu

Gjatë ditës së sotme Valon Fetahu është dekoruar me mirënjohje nga ana e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shkruan MITROPOL.

Ky dekorim ka ardhur pas shpëtimit që i bëri Fetahu, 11 vjeçarit mitrovicas që kishte rënë në lumin Ibër ditë më parë.

Aurora Group

Për rastin në fjalë kishte raportuar portali MITROPOL, gjë që ka ndikuar që Fetahu tashmë të nderohet edhe me mirënjohje nga Komuna e Mitrovicës.

Gjatë ndarjes së mirënjohjes Kryetari Bahtiri e ka falënderuar Valon Fetahun për gatishmërinë dhe trimërin e treguar për ta shpëtuar 11 vjeçarin që po mbytej në lumin Ibër.

“Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qyetarëve të Mitrovicës ju falënderoj për veprimin tuaj human ku u evitua një fatkeqësi e madhe, andaj shpresoj që djaloshi i cili tani është në kujdesin e personelit shëndetësor në QKUK sa më shpejtë do të kthehet në mesin tonë, me lutjet që tani e tutje të gëzoj shëndet të plotë”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që qytetarëve mitrovicas po u rrezikohet jeta afër lumit Ibër. /Mitropol/

Weelnes