Aurora Group
LAJME

Erdogani shkruan për Kosovën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me anë të një postimi ka treguar për avancimin e suksesin që ka arritur ushtria turke, shkruan Mitropol.

Presidenti turk ka përmendur disa suksese të industrisë së mbrojtjes në Turqi, një ndër të cilat ai tha se është rritja e prodhimit vendas nga 20% në mbi 80%, dhe se me potencialin që kanë do vazhdojnë kontributin në vende të shumta vëllazërore, përfshirë Kosovën.

Active

“Ushtria jonë heroike kontribuon për paqen në të gjithë hapësirën tonë shpirtërore dhe kulturore, nga Afganistani në Somali, nga Iraku në Kosovë.

Si Turqi, do të vazhdojmë të jemi pranë miqve tanë në çdo rajon ku ka nevojë për mbështetjen dhe vëllazërinë tonë.”, ka thënë ndër tjerash ai.

Postimi i plotë i përkthyer në shqip:

Krenaria e kombit tonë, ushtria jonë heroike, me kapacitetin e lartë të parandalimit që ka arritur, është shndërruar në një fuqi me ndikim në nivel global.

Në industrinë e mbrojtjes, ku përmes një përparimi në teknologjinë e lartë kemi rritur përqindjen e prodhimit vendas nga 20% në mbi 80%, po shihemi si shembull për t’u ndjekur.

Dronët tanë (İHA dhe SİHA), aeroplanët dhe helikopterët vendas, anijet, nëndetëset dhe shumë të tjera, tregojnë nivelin që ka arritur arkitektura jonë e sigurisë.

Eksportet tona në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit, në vitin 2024, u rritën me 29% krahasuar me vitin e mëparshëm, duke tejkaluar 7 miliardë dollarë.

Gjatë 10 viteve të fundit, kemi eksportuar 230 lloje të ndryshme të produkteve të industrisë së mbrojtjes në 185 vende.

Vetëm vitin e kaluar, kemi nënshkruar kontrata me vlerë mbi 10 miliardë dollarë dhe kemi eksportuar në 180 vende.

Me ndihmën e Zotit, këtë vit do të arrijmë nivele edhe më të larta.

Ushtria jonë heroike kontribuon për paqen në të gjithë hapësirën tonë shpirtërore dhe kulturore, nga Afganistani në Somali, nga Iraku në Kosovë.

Si Turqi, do të vazhdojmë të jemi pranë miqve tanë në çdo rajon ku ka nevojë për mbështetjen dhe vëllazërinë tonë.

Premium Store