
Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, ka thënë se kosovarët, përmes Maqedonisë së Veriut, po kalojnë në Greqi pasi Shqipëria është e papërgatitur të mbaj gjallë interesimin e tyre për Shqipërinë, shkruan Mitropol.
Topuzi, për mediat, tha se Shqipëria ka potencial të mbaj turistët kosovar në pushime në Shqipëri gjatë gjithë vitit, e jo vetëm verës.
“Rajoni është bërë më gati sesa ne. Kosova është lidhur me Maqedoninë për të kaluar më kollaj në Greqi. Kjo tregon se ka një mungesë përgatitjeje nga ana jonë për të mbajtur dhe rritur interesin e turistëve kosovarë në Shqipëri” tha ai.
Shqipëria, sipas Topuzit, përveç se në plazhe, duhet të investoi në turizmin kulturor, natyror, sportiv e gastronomik.







