LAJMI I FUNDIT: Kapen hajnat që bastisën me armë Moneygram-in në Mitrovicë, i gjindet një kallash

Pak minuta më parë Mitropol raportoi ekskluzivisht për një grabitje të armatosur që ndodhi në një pikë të Moneygram-it në qendër të Mitrovicës.
Siç mëson Mitropol, tashmë autoritetet policore kanë arrestuar hajnat në dalje të autostradës në Trudë.
Burimet e Mitropol theksojnë se hajnave iu është gjetur një armë e gjatë kallashnikov.
Mitropol ndodhet në pritje të një konfirmimi zyrtar nga autoritet.








