Medi
LAJME

Sekretari i NATO-s: Rusia do të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, ka thënë se, në terma municionesh, Rusia prodhon për tre muaj, atë që sipas tij, Europa e prodhon për një vit, shkruan Mitropol.

Rutte, sipas A2 Television, do të jetë e gatshme të përdor forcën ushtarake kundër NATO-s, brenda pesë viteve.

Active

“Në termat e municioneve, Rusia prodhon në tre muaj atë që NATO e prodhon në një vit. Industria e saj e mbrojtjes pritet të rritet në 1 mijë e 500 tanke, 3 mijë mjete luftarake dhe 2 mijë raketa Iskander vetëm këtë vit. Rusia do të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve. E përsëris, brenda pesë viteve. Le të mos tellemi me veten, ne jemi të gjithë në krahun lindor tani. Gjenerata e re e raketave ruse fluturon më shumë se shpejtësia e zërit. Distance me kryeqytetet europiane është vetëm disa minuta larg.”, tha Rutte.

Fjalimi vjen para fillimit të samitit në Hagë, që do të sjell në skenën e NATO-s, Donald Trump, presidentin amerikan.

Rutte tregoi se SHBA-të nuk do të tërhiqen nga NATO.

“A do të ketë një tërheqje të papritur të trupave amerikane? Jo.”, u shpreh Rutte.
Po sipas tij, kthimi i vëmendjes amerikane në Azi, ishte  “thjeshtë logjik”, gjërsa sipas tij, ky ndryshim do të jetë një qasje hap pas hapi,  cili nuk do të lër boshllëqe për aftësinë e  NATO-s në Europë./Mitropol/

Active