Aurora Group
LAJME

Media iraniane raportojnë për të paktën 78 persona të vrarë e mbi 300 të plagosur

Të paktën 78 persona janë vrarë e 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që kanë goditur zona të banuara në Iran, sipas medias iraniane të afërt me qeverinë, Nournews, raporton Reuters.

Sipas raportimeve, siç shkruan Periskopi, bombardimet kanë shënjestruar lagje civile e ndërtesa banimi, ku janë shkaktuar  dëme të mëdha në infrastrukturë gjithashtu.

Weelnes

Sulmi izraelit është cilësuar si “akt lufte” nga autoritetet iraniane, si dhe është bërë thirrje për reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet me urgjencë gjatë ditës, për të diskutuar situatën dhe për të vlerësuar hapat e mëtejshem diplomatikë në të shmangurit e një përshkallzimi të pakontrolluar në rajon./Mitropol/

Dukato 1