Aurora Group
LAJME

Trump për sulmet izraelite ndaj Iranit: Shumë të mira për tregun

Presidenti amerikan Donald Trump, i ka thënë mediumit “The Wall Street Journal”, se sulmet izraelite ndaj Iranit janë “shumë të mira për tregun”, shkruan Mitropol.

Sipas tij, ato ndihmojnë në ndalimin e zhvillimit të një arme bërthamore nga Irani, transmeton Nacionale.

Dukato 1

“Mendoj se në fund, do të jetë diçka shumë e mirë për tregun sepse Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Do të jetë diçka shumë e mirë për tregun – duhet të jetë gjëja më e mirë ndonjëherë për tregun. Irani nuk do të ketë një armë bërthamore, që ishte një kërcënim i madh për njerëzimin”, tha Trump, sipas CNN, transmeton Nacionale.

Trump konfirmoi poashtu se kishte biseduar me kryeministrin izraelit një ditë më parë dhe e kishte në plan të fliste prapë me të.
Ai shtoi se ekipi i tij ishte në dijeni për planet e Izraelit.

Trump e vlerësoi operacionin izraelit si “një sulm shumë i suksesshëm, për ta thënë butë”./Mitropol/

Premium Store