Medi
LAJME

Putin shpreh ”gatishmërinë” e tij për ndërmjetësim mes Iranit e Izraelit

Presidenti Vladimir Putin kontaktoi sot Masoud Pezeshkian dhe Benjamin Netanyahu ku deklaroi “gatishmërinë” e tij për të ndërmjetësuar mes tyre, ashtu qe të merr fund armiqësia, shkruan Mitropol.

Putin i shprehu ngushëllime Pezeshkianit për të vdekurit dhe tha se veprimet e Izraelit shkelin Karten e Kombeve të Bashkuara, sipas agjencisë ruse të lajmeve, transmeton IndeksOnline.

London

Presidenti iranian tha se Teherani nuk kërkon të pajiset me armë bërthamore dhe është gati të ofrojë garanci ndaj organizatave  ndërkombëtare përkatëse.

Në telefonatën e tij me Netanyahun, Putin theksoi se çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përmes diplomacisë. Ai theksoi gjithashtu se ishte  “i gatshëm të merrte një rol ndërmjetësues në mënyrë që të shmangte një përshkallëzim të ri të tensionit “, që do té kishte “pasoja katastrofike për të gjithë rajonin”./Mitropol/

Pellini