Medi
LAJME

Irani thotë se SHBA-të “ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat” në Iran nga sulmi i Izraelit

Në takimin e djeshëm të mbajtur nga Këshilli i Sigurimit në OKB, përfaqësuesi i Teheranit, ka bërë përgjegjës edhe SHBA-të, për pasojat e sulmit ndaj Iranit, të kryer nga Izraeli me 13 qershor, shkruan Mitropol.

Amir-Saeid Iravani, sipas Insajderi, tha se sulmet e Izraelit kanë vrarë 78 persona e plagosur 320 të tjerë, shumica e të cilëve janë civilë.

Aurora Group

“Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një vendi. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar. Një sulm ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Tutje, Irani akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë ofruar mbështetje të inteligjencës dhe politike karshi sulmeve izraelite në Iran.

“Duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat.”, shtoi Ieavani.

Pos mbi 70 të vrarë e mbi 300 të plagosur, Izraeli sulmoi Iranin duke vrarë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë  bërthamorë të vendit, me 13 qershor. Irani u kundëpërgjigj atë ditë, duke sulmuar me raketa Tel Avivin në dy valë sulmesh, ku raportohet se ka pasur mbi 40 të lënduar./Mitropol/

Weelnes