Ushtarët amerikan të KFOR-it trajnohen pranë vijës kufitare me Serbinë

Ushtarët amerikan të aviacionit, të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, kryen një zbarkim ajror për trupat amerikane të këmbësorisë në mbështetje të një patrullimi në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare me Serbinë, shkruan Mitropol.
Në njfotimin e KFOR thuhet se ky lloj trajnimi është jetik për të ruajtur gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes njësive, si dhe për të mbajtur efektivitetin e nevojshëm në veprimet e KFOR-it për një ambient të sigurtë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“KFOR-i punon në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim./Mitropol/









