Trump thotë se SHBA-të “nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte”

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-të “nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte” në një postim në medien sociale Truth Social, të dielën në mëngjes, shkruan Mitropol.
Ata poashtu i dhanë një paralajmërim Teheranit, siç raporton Nacionale nga CNN.
“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre, apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë”, tha Trump.
“Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm”, shtoi Trump.
Trump, këtë pranverë i dha liderit suprem të Iranit një ultimatum, që fliste për 60 ditë për negociimin e një marrëveshje bërthamore dhe sipas tij, do të kishte pasoja nëse nuk do të arrihej një marrëveshje.
Asokohe, Trump i kërkoi kryeministrit Netanyahu të ndalonte sulmin ndaj Iranit, për t’u dhënë hapësirë negociatave.
Pasi Izraeli filloi të sulmonte Iranin të premten, Trump i tha CNN: “Nuk e di nëse e dini, por unë u dhashë atyre një paralajmërim 60-ditor dhe sot është dita e 61-të.”/Mitropol/








