13 të vdekur e të paktën 380 të plagosur në Izrael nga sulmet iraniane

Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në 13, përfshirë tre të mitur, tha qevëria izraelite të dielën, shkruan Mitropol.
Të paktën 380 persona u plagosën, nëntë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tha kjo qeveri, transmeton Periskopi nga BBC.
Mbi 200 raketa u raportuan se u lëshuan gjatë natës, sipas qeverisë së Izraelit, ku 22 vende u identifikuan si të prekura nga to./Mitropol/








