Aurora Group
LAJME

Trump largohet më herët nga samiti i G7 – shkak situata në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump po largohet një ditë më herët nga samiti i grupit G7 që po mbahet në Kanada, shkruan Mitropol.

Ky largim vie për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, thotë Shtëpia e Bardhë, transmeton Reuters.

Medi

“Shumë u arrit, por për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump do të largohet sonte pas darkës me krerët e shteteve,” tha në X, sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Karoline Levitt.

Presidenti i Francës tha se Trump kishte bërë një ofertë për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

Trump më herët kishte kërkuar që të gjithë të evakuonin menjëherë Teheranin dhe përsëriti se Irani duhet të kishte nënshkruar një marrëveshje bërthamore me SHBA-të./Mitropol/

Pellini