Aurora Group
LAJME

Media amerikane: Donald Trump ka miratuar plane për të sulmuar Iranin

U.S. President Donald Trump looks on as he signs an executive order in the Oval Office at the White House in Washington, U.S., January 31, 2025. REUTERS/Carlos Barria

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmoj vendin, raporton media amerikane CBS.

Mediumi në fjalë, sipas një burimi të inteligjencës, përcjell IndeksOnline, raporton se Trump ka shtyrë urdhrin për sulm, në pritje të një mundësie që Irani të heqë dotë nga programi i tij bërthamor. Në qendër të diskutimeve, është një goditje e mundshme ndaj objektit nëntokësor të Fordo-s, ku Irani ka uranium.

Aurora Group

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem iranian, ka refuzuar prerazi kërkesën e Trump për një “dorëzim pa kushte”.

Khamenei, të mërkurën, deklaroi se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të kishte një kosto të lartë” dhe se “kombit iranian nuk do t’i imponohet dorëzimi”.

“Mund ta bëj, mund edhe të mos e bëj”, tha Trump kur u pyet nëse SHBA-të do të angazhohen ushtarakisht në Iran./Mitropol/

Dukato 1