Iran-Izrael: Irani paralajmëron SHBA-në, në rast ndërhyrjeje

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se nëse SHBA-të ndërhyjnë ushtarakisht në anën e Izraelit, Irani do të përdorë “mjetet e tij” kundër tyre, shkruan Mitropol.
Kështu raportojnë media shtetërore iraniane, raporton AFP, dhe përcjell Periskopi.
Me ndërhyrjen e amerikanëve, Irani, sipas zëvendësministrit iranian, detyrohet të përdorë armët.
“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të hyjnë aktivisht në fushë në favor të regjimit sionist, Irani do të jetë i detyruar të përdorë mjetet e tij për t’iu dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe interesat tona kombëtare”, deklaron ai.
“Në mënyrë natyrale, vendimmarrësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme mbi tavolinë.” shton zëvendësministri iranian.
Më herët, ai kishte deklaruar se Irani kurrë nuk ka mirëpritur ndonjë luftë, sipas tij, e as kërkuar të zgjërojë ndonjë konflikt./Mitropol/








