Aurora Group
LAJME

Ambasadori i Izraelit në OKB: Ne ende nuk i kemi përmbushur qëllimet tona

Ambasadori i Izraelit në OKB, Daniel Meron, ka kritikuar ashpër praninë e Iranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, që po zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, duke akuzuar OKB-në, se ka humbur qëllimin e saj e ka tradhtuar viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran, shkruan Mitropol.

Meron tha se sulmet izraelite ndaj Iranit kishin qenë “jashtëzakonisht të suksesshme” por se “ne ende nuk i kemi përmbushur qëllimet tona, kështu që po vazhdojmë”.

Premium Store

Më vonë sot, përcjell IndeksOnline nga BBC, ministri i jashtë iranian Abbas Araghchi, do të marrë pjesë në bisedime me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës e Gjermanisë, të cilat synojnë të adresojnë shqetësimet në rritje në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit, e të ulin tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit./Mitropol/

Active