Irani “gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sot para mediave, ka deklaruar se Irani do të shqyrtojë diplomacinë, kur të ndalet agresioni, shkruan Mitropol.
Araghchi, sipas BBC transmeton Periskopi, u tha gazetarëve se Irani është “gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë sapo të ndalet agresioni” dhe “agresori mbahet përgegjës për krimet e kryera”.
Ai shtoi se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe sulmet ndaj tij janë shkelje e ligjit ndërkombëtar, duke thënë se Irani do të vazhdojë të “ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.
“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, tha ministri iranian.
Ministri iranian morri pjesë sot në një takim bashkë me ministra nga Britania, Gjermania e Franca në Gjenevë. Në takim u diskutua për uljen e tensioneve Iran-Izrael dhe për shqetësimet në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit./Mitropol/








