Dukato 2
LAJME

Paralajmëron Trump pas sulmit amerikan në Iran: Kanë mbetur shumë objektiva

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të të dielën paradite, sulmuan tri objektiva bërthamore në Iran, shkruan Mitropol.

Sipas tij, lokacionet bërthamore janë sulmuar në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Medi

Pas këtij sulmi, Trump adresoi kombin amerikan, duke thënë ndër tjera se “kanë mbetur shumë objektiva” dhe “nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë pas atyre objektivave të tjerë me saktësi, shpejtësi dhe aftësi.”

“Mbani mend, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte , ishte më e vështira nga të gjitha, deri tani, dhe ndoshta, më vdekjeprurësja. Por nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë pas atyre objektivave të tjerë me saktësi, shpejtësi dhe aftësi.”, tha Trump para popullit amerikan./Mitropol/

Koha