Irani pas sulmeve të SHBA-ve: Do të kenë pasoja të përjetshme

Ministri i Jashtëm i Iranit i ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke thënë se sulmet do të kenë “pasoja të përjetshme”, shkruan Mitropol.
Kështu raporton CNN, përcjell Periskopi.
“Ngjarjet e mëngjesit të sotëm janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme”, tha Abbas Araghchi, duke shtuar se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij”.
“Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) duke sulmuar instalimet paqësore bërthamore të Iranit”, shkroi ai.
SHBA-të sulmuan tri lokacione bërthamore iraniane, në Fordo, Isfahan dhe Natanz të dielën në mëngjes./Mitropol/








