Konflikti Iran-Izrael – Ministri iranian thotë se SHBA-të vendosën ta “hidhnin në erë” diplomacinë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u shpreh se Izraeli dhe SHBA-ja vendosën ta “hedhin në erë” diplomacinë në konfliktin Iran-Izrael, shkruan Mitropol.
Në një postim në X (ish-Twitter) ministri iranian, përcjell IndeksOnline, tha se gjatë negociatave të javës së kaluar me SHBA-të, “Izraeli vendosi ta prishte atë diplomaci”.
E njëjta gjë ndodhi, thotë ai, gjatë bisedimeve me zyrtarët evropian, por “SHBA-të vendosën ta hidhnin në erë atë diplomaci”.
“Çfarë përfundimesh do të nxirrnit?”, pyet Araghchi.
“Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezën e bisedimeve. Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka lënë kurrë, e lëre më ta hedhë në erë?”, thotë ministri iranian Araghchi./Mitropol/







