Medi
LAJME

Sekretari amerikan: Ambiciet bërthamore të Iranit u copëtuan

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave Ajrore, Gjenerali Dan Caine, janë duke mbajtur konferencë për shtyp në Pentagon, shkruan Mitropol.

Sekretari amerikan tha se ambiciet bërthamore të Iranit janë shkatërruar, me goditjen e lokacioneve bërthamore nga SHBA-të.

Active 1

“Urdhëri që morërn ishte i fuqishëm dhe i qartë. Shkatërruam programin nuklear të Iranit. Operacioni nuk pati target trupat dhe popullatën e Iranit. Ambiciet bërthamore të Iranit u copëtuan. I treguam botës se parandalimi amerikanë është kthyer.

Ai tutje tha se nëse hakmerret Irani, “atëherë do të ballafaqohet me forcë shumë më të madhe”.

“Kjo nuk është si administrata paraprake. Presidenti Trump ka thënë: jo bomba bërthamore. Çfarëdo hakmarrje e Iranit ndaj ShBA do të ballafaqohet me forcë shumë më të madhe. Irani të jetë i mençur dhe të dëgjojë çfarë ka thënë Trump”, tha Hegseth.

Premium Store