Premium Store
LAJME

Sulmi vetëvrasës që la 25 të vdekur në një kishë në Siri – presidenti sirian premton drejtësi

Të shtënat dhe shpërthimi vetëvrasës të dielën, në kishën e distriktit Dwelaa në kryqeqytetin sirian, la 25 njerëz të vrarë e 63 të tjerë të plagosur, shkruan Mitropol.

Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë së Sirisë, përcjell Nacionale.

Aurora Group

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi ishte i lidhur me grupin ISIS – kështu raporton France24.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u zotua të hënën, se personat e përfshirë në sulmin “e neveritshëm” vetëvrasës ndaj një kishe në Damask, një ditë më parë, do të ballafaqohen me drejtësi.

“Ne premtojmë… se do të punojmë natë e ditë, duke i mobilizuar të gjitha agjencitë tona të specializuara të sigurisë, për t’i kapur ata që morën pjesë dhe që e planifikuan këtë krim të neveritshëm dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë”, tha presidenti sirian në një deklaratë.

Ky sulm “na e kujton rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit të qeverisë dhe të popullit gjatë ballafaqimit me të gjitha ato që i rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë”, shtoi ai.

Ky sulm, i pari i këtij lloji në Damask, prej ardhjes në pushtet të rebelëve, u dënua edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Prej ardhjes në pushtet të rebelëve, në dhjetor, komuniteti ndërkombëtar, në mënyrë të përseritur, ka bërë thirrje qeverisë siriane që të mbrojë pakicat dhe të garantojë pjesëmarrjen e tyre në tranzicionin e vendit, sidomos pas dhunës sektare muajve të fundit./Mitropol/

Premium Store