Aurora Group
LAJME

Zelenskyy takoi Trump: Patëm një takim të gjatë dhe përmbajtësor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar sot se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe përmbajtjësor me presidentin amerikan Donald Trump, shkruan Mitropol.

Ai këtë e konfirmoi në X, përcjell Periskopi.

Weelnes

“Patëm një takim të gjatë dhe përmbajtësor. Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. E falënderoj Zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diskutuam se si të arrihet një armëpushim dhe një paqe e vërtetë. Folem për mënyrat se si të mbrojmë popullin tonë.”, tha ai.

Ai ka shtuar se Ukraina vlerëson vëmendjen dhe gatishmërië për ndihmë në afrimin e paqes.

Në Hagë po mbahet Samiti i NATO-s. Atje gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku, është i pranishëm – si i vetmi i tillë nga mediat shqipe./Mitropol/

Koha