Medi
KOSOVËLAJME

Sot në Kosovë festohet 27 Nëntori, Dita e Forcës

Qytetarët e Kosovës sot më 27 Nëntor i kanë dyert e hapura në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo me rastin e “Ditës së Forcës”,, festë kjo që shënon edhe formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Mitropol.

Medi

Përmes një njoftimi kjo ministri ka njoftuar se të gjitha kazermat duke përfshirë edhe Kazermën në Mitrovicë, do të jenë të hapura nga ora 11:00 deri 14:00

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.
Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.
Forca e Sigurisë së Kosovës forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!

Të nderuar qytetarë,
Ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!

Weelnes