Premium Store
LAJME

Mund të ndiqet penalisht Putini – nënshkruhet marrëveshje për një tribunal mbi pushtimin rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e nënshkroi të mërkurën një marrëveshje me Këshillin e Evropës, për themelimin e një tribunali të posaçëm që do t’i gjykonte zyrtarë të lartë përgjegjës për pushtimin rus në Ukrainë, shkruan Mitropol.

Tribunali do t’i ndjekë penalisht “krimet e agresonit” në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë edhe Vladimir Putin, ndër politikanë të tjerë rus.

Medi

“Çdo kriminel lufte duhet ta dijë se do të ketë drejtësi dhe kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Zelenskyy, pas nënshkrimit të marrëveshjes me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, përcjell Radio Evropa e Lirë.

“Do të nevojitet guxim i madh politik dhe ligjor për t’u siguruar se çdo kriminel rus i luftës do të përballet me drejtësinë, përfshirë Putinin,” tha Zelenskyy në Asamblenë Parlamentera të këtij këshilli.

“Duhet ta dërgojmë një mesazh të qartë: agresioni çon në ndëshkim. Dhe, këtë duhet ta bëjmë së bashku, si Evropë”, shtoi ai më vonë në X.

Mandati i tribunalit do të jetë ndjekja penale e drejtuesve të lartë politikë dhe ushtarakë për krimin e agresionit kundër Ukrainës, tha Këshilli i Evropës.

Për mandatin e tribunalit për ndjekie penale, njoftoi edhe Këshilli i Evropës.

“Kjo vepër penale i referohet vendimit për të përdorur forcën e armatosur kundër një shteti tjetër duke e shkelur Kartën e OKB-së”, tha Këshilli.

Berset theksoi se e drejta ndërkombëtare
“duhet të zbatohet për të gjithë, pa përjashtime dhe pa standarde të dyfishta”.
Ai tha se Këshilli i Evropës shpreson se tribunali do ta nisë punën vitin e ardhshëm.

I njëjti tha se Këshilli shpreson se tribunali të nis punën vitin tjetër.
Ndërsa, selia e tij nuk është vendosur ende.

Zelenskyy ishte ditë më parë i pranishëm në samitin e NATO-s në Holandë, ngjarje të cilën e përcjelli gazetari i Mitropol, Urall Boshnjaku, si i vetmi i pranishëm nga mediat shqiptare./ Mitropol/

Dukato 1