Premium Store
KOSOVËLAJME

Bahtiri nëse VV-ja bën koalicion me PDK-në: Do të heq dorë nga Vetëvendosje

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK, shkruan Mitropol

Ai, për RTV21, tha se mbase do të hiqte dorë edhe nga mandati i deputetit, nëse ka një koalicion të tillë.

Premium Store

‘”Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai./Mitropol/

Koha