Vuçiq: Do të vijë koha kur do të jemi në gjendje të veshim bluza dhe flamuj serb, kudo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq,ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se nesër mund të ketë provokime gjatë festimeve të Vidovdanit, shkruan Mitropol.
Kreu i shtetit serb, duke folur për media, ka thënë se “do të vijë koha kur do të jemi në gjendje të veshim bluza dhe flamuj serb, kudo, plotësisht lirisht”.
“Jemi në oborrin e Kishës Stefan Lazar dhe dua të them se para së gjithash dua t’u bëj homazh heronjve të Kosovës, por edhe të falënderoj njerëzit në Kosovë që mbijetojnë atje dhe ruajnë emrin serb”, ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, Policia e Kosovës, në një njoftim për media, ka kërkuar që të mos ketë nesër provokime gjatë kësaj feste.
E njëjta ka paralajmëruar poashtu se mund të ketë bllokime trafiku në rrugë të caktuara ose riorientim të tij./Mitropol/








